Sport
Kokëçarje për Munishin, futbollisti i njohur lëndohet dhe ja sa pritet të mungoj
Demokracia
19:34 | 25 Gusht 2021

Share:

Sport Club “Gjilani” e ka nisur kampionatin me një barazim ndaj Drenicës në fushën mysafire.

Gjatë kësaj ndeshje mjaftë interesant kishte edhe duele të shumta mes futbollistëve.

Njëri nga ta i cili pësoi lëndim është sulmuesi anësor i Gjilanit, Edison Kqiku, i cili për shkak të lëndimit u zëvendësua nga Ismet Munishi.

“Sheshi” raporton se futbollisti pas ekzaminimit pritet t’i mungoj skuadrës gjilanase rreth dy muaj.

Kujtojmë që në klubin gjilanas janë duke munguar edhe disa futbollistë për shkak të lëndimeve si Yll Hoxha, Arbër Prekazi, Elton Cale, Oltion Rapa dhe tashmë së fundmi listës i bashkohet edhe Edison Kqiku.

SC Gjilani do të udhëtoj në fundjavë (të dielën) drejt Drenasit për t’u përballur me ekipin e Feronikelit.

Të ngjashme