Sport
Ish-futbollisti i Gjilanit dhe Dritës i futet politikës, garon për asamble në Dardanë
Demokracia
19:16 | 25 Gusht 2021

Share:

Ish-futbollisti i Gjilanit dhe Dritës, Valmir Ramadani do të jetë kandidat për asamble të Komunës së Dardanës.

Ramadani ka njoftuar se ka marrë besimin e Lëvizjës Vetëvendosje për të garuar për një vend në asamble të komunës në fjalë, raporton Demokracia.com.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Ramadani nëpërmjet llogarisë së tij në rrjetin social Facebook.

Ai ka shkruar se ndër prioritetet e tij do të jetë edhe sporti, pasi është fusha e tij ku ka kontribuuar për më shumë se 15 vite.

Ramadani krahas Gjilanit dhe Dritës karrierë ka bërë edhe në disa skuadra tjera, kryesisht të Anamoravës.

Ramadani ishte pjesë dy skuadrave rivale gjilanase para më shumë se një dekade kur futbolli kosovar nuk ishte i pranuar në UEFA dhe FIFA. /Demokracia.com

Të ngjashme