Boksieri shqiptar, Florian Marku ka bërë të ditur datën e meçit të tij me Prodan.
Data 25 shtator është rezervuar për duelin për titulin IBF International, shkruan Demokracia.com.
Kjo përballje do të mbahet në stadiumin e Tottenham Hotspur në Londër që ka kapacitetin mbi 70 mijë ulëseve.
Meçi i Markut do të mbahet pas duelit të zjarrtë ndërmjet Joshuas dhe Usykut që mbahet në të njëjtin vend.
Marku nëpërmjet llogarisë në Facebook ka shkruar se është në dorën e tij ta bëj ëndrrën realitet. /Demokracia.com