Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez e ka “thyer heshtjen” në lidhje me transferimin e Kylian Mbappes në Madrid.
Real Madridi të martën kishte dërguar një ofertë zyrtare prej 160 milionë eurove drejt gjigantëve parisien për talentin, Kylian Mbappen, ofertë kjo që ishte refuzuar menjëherë, shkruan Demokracia.com.
Sipas Jose Morenoco, Perez ka folur në lidhje me përgjigjjen që mori nga drejtuesit e klubit francez.
“PSG tashmë i është përgjigjur ofertës sonë për Kylian Mbappe dhe përgjigjja e tyre ishte e vrazhdë”, ka thënë Perez.
Të mërkurën, drejtori sportiv i Paris Saint-Germainit, Leonardo konfirmoi se Mbappe ka kërkuar largimin nga “Parku i Princave”.
Ai shtoi se ata nuk do ta ndalin largimin e tij, megjithëse pohoi se ajo do të ndodhë sipas kushteve të klubit. /Demokracia.com