KB Peja ka arritur marrëveshje me basketbollistin e huaj, Matt Neufeld.
“Verdhezinjtë” kanë njoftuar se Neufeld është transferimi i fundit në merkato, shkruan Demokracia.com.
Pejanët përmes faqes zyrtare të klubit kanë njoftuar se janë të gatshëm për edicionin e ri në elitën e basketbollit kosovar.
“Janë përmbyllur të gjitha detajet e marrëveshjes dhe lojtari Matt Neufeld është edhe zyrtarisht pjesë e KB Peja për këtë edicion”, thuhet në njoftimin zyrtar të Pejës.
Neufeld ështa kanadez me prejardhje, ndërsa luan në pozitën 5. /Demokracia.com