Gjiganti kroat i futbollit, Dinamo Zagreb sonte e zhvillon ndeshjen e dytë në fazës “Play-Off” të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve.
Kroatët sfidohen nga skuadra moldave Sheriff Tiraspolit në “Maksimir” në Zagreb, shkruan Demokracia.com.
Skuadra ku bën pjesë edhe futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Lirim Kastrati i duhet mrekullia për t’u kualifikuar në fazën e grupeve të ligës më prestigjioze të futbollit evropian.
Moldavët fituan 3-0 ndeshjen e parë, andaj kroatët duhet të shënojnë plot tri herë për ta dërguar ndeshjen të paktën në vazhdime.
Lirim Kastrati është në dispozicion të trajnerit i cili pritet të marrë vendim nëse do ta ketë në formacion nga minuta e parë.
Takimi fillon nga ora 21:00. /Demokracia.com