Sport
Hendikep i madh për Nuhiun, ylli i Dritës pritet të mungojë edhe ndaj Llapit
Demokracia
16:23 | 25 Gusht 2021

Share:

Drita e ka nisur me fitore edicionin e ri në Superligën e Kosovës në futboll.

“Intelektualët” mposhtën me rezultat të ngushtë 2-1 skuadrën e Feronikelit të shtunën e kaluar në Gjilan, raporton Demokracia.com.

Trajneri i Dritës në atë ndeshje përballej me një mungesë të madhe siç ishte ajo e sulmuesit, Arbnor Muja.

Futbollisti mitrovicas ishte i lënduar andaj edhe nuk ishte fare i ftuar për atë takim.

Demokracia.com mëson se Muja pritet të mungojë edhe në takimin e javës së dytë kundër Llapit e cila gjithashtu luhet në Gjilan.

Gjasat janë të vogla për një rikthim të Mujës përballjen e së shtunës.

Mjekët e skuadrës do të japin verdiktin final brenda dy ditësh nëse Muja do të jetë i gatshëm t’i ndihmojë klubit të tij këtë fundjavë.

Arbnor Muja është ndër transferimet më të bujshme të merkatos së verës te gjilanasit dhe jo vetëm.

Muja u transferua nga skuadra mitrovicase e Trepçës ’89, ndërsa shihet si një nga lojtarët me të ardhme të ndritur. /Demokracia.com

 

Të ngjashme