Sport
Mbappe gjithnjë e më afër Real Madridit, nuk do ta besoni zëvendësuesin tij te PSG-ja
Demokracia
16:14 | 25 Gusht 2021

Share:

Sulmuesi i talentuar francez, Kylian Mbappe është gjithnjë e më afër largimit nga Paris Saint-Germaini.

22-vjeçari po kërkon lirimin nga klubi për t’iu bashkangjitur Real Madridit, shkruan Demokracia.com.

Drejtori sportiv i gjigantit francez, Leonardo konfirmoi sot se Mbappe dëshiron largimin dhe se ata nuk do ta pengojnë një gjë të tillë.

Ndërkohë, që Eurosport raporton se francezët tashmë kanë nisur të kërkojnë zëvendësuesin e tij.

Është sulmuesi i Evertonit, Richarlison ai që pritet të jetë pasuesi i Mbappes te PSG-ja.

Sipas këtij raporti, përfaqësuesit e Richarlison janë duke ndjekur lidhjet e fundit nga afër dhe gjithçka mund të mbyllet këtë javë. /Demokracia.com

 

Të ngjashme