Sport
E konfirmon drejtori sportiv i PSG-së: Mbappe dëshiron largimin, ne nuk do ta ndalojmë
Demokracia
15:38 | 25 Gusht 2021

Share:

Drejtori sportiv i Paris Saint-Germain, Leonardo e ka konfirmuar lajmin se Kylian Mbappe dëshiron largimin nga klubi.

Kjo është bërë e ditur nga një deklaratë e tij e cila është shpërndarë me të madhe në rrjetet sociale, shkruan Demokracia.com.

Leonardo ka deklaruar se klubi nuk do ta ndalë largimin e tij, megjithëse pohoi se ajo do të bëhet sipas kushteve të tyre.

“Kylian Mbappe dëshiron të largohet, kjo duket qartë. Nëse ai dëshiron të largohet, ne nuk do ta ndalojmë, por me kushtet tona”, ka thënë Leonardo.

Super ylli francez lidhet me një kalim te Real Madridi siç njoftojnë mediat iberike.

Mbappe ka kontratë me PSG-në deri në qershor të vitit të ardhshëm, ndërsa raportohet se Real Madridi ka bërë ofertë zyrtare prej 160 milionë euro për të siguruar shërbimet e tij. /Demokracia.com

Të ngjashme