Sport
ZYRTARE: Milani përforcon sulmin
Demokracia
15:36 | 25 Gusht 2021

Share:

Pietro Pellegri është zyrtarisht lojtar i Milanit. Sulmuesi 20-vjeçar i bashkohet kuqezinjve pas një aventure 3 vjeçare te Monaco në Francë duke mos arritur të lërë gjurmë.

Sulmuesi italian do të jetë një vlerë e shtuar në repartin ofensivë për Piolin duke marrë parasysh dhe shtatlartësinë e tij 1.88 metra.

Më parë Pellegri është aktivizuar në Serinë A për dy vite me skuadrën e Genoas duke rënë në sy për talentin e tij, për tu transferuar më pas në Francë te Monako e duke u rikthyer sërish në Serinë A. Lajmi e bëri zyrtar vetë faqja e Milanit duke i uruar mirëseardhjen sulmuesit të ri. /Demokracia.com

Të ngjashme