Sport
Zyrtare: Merr fund “telenovela”, kjo është e ardhmja e Harry Kane
Demokracia
15:10 | 25 Gusht 2021

Share:

Sulmuesi anglez, Harry Kane edhe zyrtarisht do të mbetet te Tottenham Hotspur.

Ka qenë vetë sulmuesi i Kombëtares së Anglisë ai i cili e ka konfirmuar të ardhmen e tij në “Spurs”, shkruan Demokracia.com.

“Unë do të qëndrojë në Tottenham dhe do jem i foksuar 100 për qind për të ndihmuar klubin të arrijë suksese”, ka shkruar Kane.

E ardhmja e Kane u diskutua shumë në mediat ndërkombëtare ngase lidhej me një kalim te Manchester City.

Sidoqoftë, këto zëra i ka shuar sulmuesi anglez që ka vendosur t’i qëndrojë besnik skuadrës së tij. /Demokracia.com

Të ngjashme