Sport
Suedia merr lajm të mirë, Ibrahimoviç rikthehet për ndeshjen kundër Kosovës
Demokracia
14:15 | 25 Gusht 2021

Share:

Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimoviç nuk do të jetë i gatshëm për sfidat e kualifikuesve të Botërorit “KATAR 2022” në muajin shtator me Suedinë e tij.

Këtë lajm e ka konfirmuar vetë trajneri i kombëtares suedeze Jane Anderson për mediat lokale duke deklaruar se është informuar për gjendjen e tij nga vetë Ibrahimoviç, por që ka thënë se ai do të kthehet për ndeshjet e tetorit, atëherë kur ndeshet me Kosovën.

“Kam biseduar me Ibrahimoviç. Ai është i trishtuar që nuk bashkohet dot me ekipin kombëtar për ndeshjet kualifikuese të shtatorit, por besojmë që të jetë gati për sfidat e tetorit dhe nëntorit.

Nuk kemi biseduar për diçka tjetër, thjesht të dy kemi shprehur dëshirën për të vazhduar së bashku në kombëtare.”, përfundoi trajneri i Suedisë, Anderson. /Demokracia.com

Të ngjashme