Njëra nga skuadrat më me përvojë në futbollin tonë, Trepça ’89 është gati për edicionin e ri në Ligën e Parë të Kosovës, aty ku do të bëjë gara këtë vit.
“Minatorët” të cilët e humbën statusin e skuadrës elite në vitin e kaluar, kanë synim rikthimin sa më të shpejtë në elitë derisa tabori i skuadrës është gati për këtë mision.
“NE JEMI GATI
Ekipi jonë është gati për fillimin e kampionatit 2021/22 të cilin klubi jonë do ta zhvillojë në Ligën e parë ku synimi kryesor është rikthimi në Superligën e Kosovës.
Ne besojmë dhe me të gjitha forcat do kthehemi aty ku e kemi vendin”, ka shkruar KF Trepça ’89.
Padyshim mungesa e kësaj skuadre në elitë do të ndihet pasi dihet se bëhet fjalë për një ekip shumë cilësorë që i ka sjellë futbollit tonë rivalitet dhe e ka bërë tejet joshës. /Demokracia.com