Sulmuesi portugez i Juventusit, Cristiano Ronaldo, ka pësuar një lëndim në stërvitjen e sotme të Juventusit për çka është dashur të largohet para kohen nga fusha.
Sipas mediave italiane, Ronaldo u largua shumë më herët se bashkëlojtarët e vet për shkak të një problemi me krahun.
Të gjithë sytë janë kah superylli portugez, i cili besohet se po bën përpjekje për t’u larguar nga Juventusi para se të mbyllet afati kalimtar i verës në fund të këtij muaji.
Ronaldo i zhvilloi vetëm 30 minuta për Juventusin në ndeshjen e tij hapëse në Serie A të dielën, duke u futur në lojë nga banka rezervë. /Demokracia.com