Sport
Dorëzohet PSG, vendos çmimin për Mbappen
Demokracia
10:44 | 25 Gusht 2021

Share:

Oferta e Real Madridit për PSG-në për futbollistin Kylian Mbappe ka tronditur tregun evropian të transferimeve në futboll. E përditshmja franceze “L’Equipe” hapi edicionin e saj sot duke nxjerrë në pah ofertën e “Los Blancos” me titullin “Real sulmues”.

Gazeta franceze raporton më pas se, megjithëse PSG e refuzoi ofertën e parë të spanjollëve, menaxhmenti i parisienëve ka mbetur i befasuar nga shuma e propozuar për 22-vjeçarin në vitin e fundit të kontratës.

Megjithatë, shton “L’Equipe”, PSG do ta marrë parasysh ofertën e Realit vetëm nëse tejkalon 200 milionë euro. Synimi i Al-Khelaïfi do të ishte ta mbante Mbappe, por lojtari tashmë ka përsëritur se nuk do të rinovojë me PSG-në.

Mbappé, në fakt, shpreson që të dyja klubet të gjejnë një marrëveshje pa u detyruar të largohet keq nga kryeqyteti francez. Synimi i tij duket i qartë: dëshiron të luajë për Real Madridin, por është i lumtur në Paris dhe do të presë zhvillimin e ngjarjeve. /Demokracia.com

Të ngjashme