Kompania Tesla e Elon Musk do të ndërtojë një robot humanoid të quajtur Tesla Bot.
Sipas Musk, nëse një robot humanoid punon dhe mund të kryejë detyra të përsëritura që vetëm njerëzit mund t’i bëjnë sot, ai ka mundësinë të transformojë ekonominë botërore duke ulur kostot e punës.
“Është menduar të jetë miqësor, natyrisht, të lundrojë nëpër një botë njerëzish dhe të eliminojë detyrat e rrezikshme, të përsëritura dhe të mërzitshme,” tha Musk.
“Ne jemi gjithashtu të mirë në sensorë dhe bateri dhe me siguri do të kemi një prototip vitin e ardhshëm që duket kështu”, tha Musk gjatë njoftimit, duke treguar si do të duket roboti Tesla përmes një aktori, i cili u shfaq në skenë. Ai vuri në dukje se aktori nuk ishte një robot i vërtetë, por Tesla Bot do të jetë i vërtetë.
Mënyra që ai zgjodhi për prezantimin e robotit bëri xhiron e mediave, madje disa mendojnë se Musk nuk e ka marrë aspak seriozisht punën e krijimit të robotit.
Kjo s’është aspak për t’u çuditur, duke pasur parasysh idetë e tij në të shkuarën.
Për shembull, në një event në prill të 2019-ës, Musk tha se kompania do të kishte 1 milion “robotaksi” autonome në rrugë në vitin 2020. Sot, ato robotaksi nuk gjenden askund. Në tetor 2016, Musk mbajti një event në Los Angeles për të shfaqur një produkt që ai e quajti Kulmi Diellor. Pllakat diellore në ekran dolën të ishin thjesht konceptuale.
Lmao this is how he made his announcement? https://t.co/6Ktybjyeav
— Ryan Mac 🙃 (@RMac18) August 20, 2021