Sport
Skandaloze: Sulmohen gjyqtarët në shtetin ballkanik, nuk kursehet as gjyqtarja femër
Demokracia
19:32 | 24 Gusht 2021

Share:

Një ndeshje futbolli në Bosnjë e Hercegovina ka prodhuar edhe tensione ku nuk munguan as grushtet.

Sllatina dhe Boducnosti u përballën mesvete në Bashigovc, shkruan Demokracia.com.

Mysafirët e Boducnostit realizuan golin e dytë në këtë takim, ndërsa me një gjë të tillë nuk u pajtuan tifozët vendas të cilët hyrën në fushë dhe sulmuan gjyqtarët.

Krahas gjyqtarit kryesor, pa grushte nuk shpëtoi as gjyqtarja femër e cila ishte asistente në këtë përballje.

Kjo e fundit ka pësuar lëndime në hundë. /Demokracia.com

Të ngjashme