Sport
Kombëtarja e Kosovës në taekwondo udhëton drejt Estonisë për Kampionatin Evropian
Demokracia
18:01 | 24 Gusht 2021

Share:

Kombëtarja e Kosovës në taekwondo ka udhëtuar drejt Talinit të Estonisë, ku prej 23-27 gusht 2021, do të mbahet Kampionati Evropian për kadetë dhe U-21.

Kosovën do ta përfaqësojnë kadetët Mal Sahiti, kategoria -61 kilogramë dhe Jon Gashi, kategoria -65 kg, si dhe seniori për U-21, Arnis Agushi, kategoria -63 kg, njofton KOK-u, përcjell Demokracia.com.

Jon Gashi kishte fituar medaljen e bronztë në Evropianin e vitit të kaluar, grupmosha e kadetëve.

Para nisjes për në Talin, ekipi i taekwondosë me trajnerin Arsim Agushi, kanë takuar presidentin e KOK-ut, Ismet Krasniqi, i cili iu ka uruar fat dhe suksese garuesve kosovarë. /Demokracia.com

 

Të ngjashme