Sport
Ronaldo “fenomeni” dhe Roberto Carlos bëhen viral: Fotografohen duke pirë duhan gjatë pushimit në ndeshje bamirësie
Demokracia
17:30 | 24 Gusht 2021

Share:

Legjendat e Kombëtares së Brazilit, Ronaldo dhe Roberto Carlos janë bërë sërish viral në rrjetet sociale.

Ish-dyshja e jashtëzakonshme braziliane u shfaqën përsëri në rrjetet sociale duke pirë duhan në pushimin e pjesës së parë në një ndeshje bamirësie, përcjell Demokracia.com.

Në fakt fotografia u bë gjatë pushimit të pjesës së parë në ndeshje bamirësie në mes Brazilit dhe Norvegjisë tri vite më herët.

Loja është luajtuar si pjesë e 20-vjetorit të fitores së famshme të Norvegjisë 2-1 kundër Brazilit në fazën e grupeve të Kupës së Botës 1998.

Këtë herë Ronaldo dhe Carlos arritën të merrnin hak duke fituar 3-0, por vëmendjen e morën dyshja që u kapën duke pirë duhan. /Demokracia.com

 

Të ngjashme