Kombëtarja e Kosovës ka marrë një lajm aspak të mirë në prag të ndeshjeve kualifikuese për Kupën e Botës “Katar 2022”.
Ylli i ri i “Dardanëve”, Blendi Idrizi ka pësuar një lëndim në gju, bën të ditur faqja zyrtare e Schalkes, shkruan Demokracia.com.
ℹ️ Blendi #Idrizi (knee injury) and Kerim #Calhanoglu (muscle issues) will not take part in team training today. Can #Bozdogan is also not taking part due to ongoing transfer talks. #S04
— FC Schalke 04 (@s04_en) August 24, 2021
Kësisoj, lojtari do t’i mungojë ekipit gjerman në stërvitje, ndonëse nuk është bërë e ditur se për sa kohë do të jetë jashtë fushave.
Ky lëndim mund ta lë jashtë fushave edhe për ekipin kombëtar të Kosovës për ndeshjet e muajit shtator.
Idrizi ishte ndër lojtarët më të mirë te Kosova për ndeshjet e muajit qershor, derisa e kishte fituar besimin e trajnerit, Bernard Challandes.
Kosova ndeshjen e parë e luan me Gjeorgjinë në udhëtim, ndërsa në stadiumin “Fadil Vokrri” e pret Greqinë dhe Spanjën. /Demokracia.com