Sport
Zyrtare: Liridon Krasniqi e vazhdon karrierën në Indi
Demokracia
14:56 | 24 Gusht 2021

Share:

Futbollisti kosovar Liridon Krasniqi është huazuar te skuadra Odisha FC në Superligën e Indisë.

Krasniqi ka arritur marrëveshje me ekipin e Odisha Fc në formë huazimi, përcjell Demokracia.com.

Krasniqi e filloi karrierën si futbollist në Republikën Çeke, për të bërë më pas karrierë në Turqi në klube si Ankaraspor.

Në vitin 2015 ishte transferuar në Malajzi, ndërsa në dy vitet në vijim kishte fituar dy tituj.

Krasniqi ishte pjesë e ekipit të kombëtares shqiptare U-21, derisa ka qenë pjesë edhe Kosovës.

Ai luan tani për Kombëtaren e Malajzisë. /Demokracia.com

Të ngjashme