Përzgjedhësi i Kombëtares U21, Michael Nees e ka bërë publike listën e futbollistëve për ndeshjen kualifikuese të Kampionatit Evropianin 2023 kundër Anglisë.
Në listën prej 23 futbollistëve, përzgjedhësi gjerman ka ftuar edhe pesë lojtarë të futbollit kosovar, raporton Demokracia.com.
Në mesin e lojtarëve të ftuar nga futbolli kosovar janë edhe Valmir Veliu i Llapit, Bujar Pllana i Feronikelit, Flamur Gashi i Malishevës, Albion Pllana nga Trepça ’89 dhe Ardit Tahiri nga Drita e Gjilanit.
Ndeshja në fjalë zhvillohet më 7 shtator në orën 19:00 në Milton Keynes.
Grumbullimi i Dardanëve të rinj fillon më 30 gusht në Prishtinë, derisa nisja për Angli bëhet më 6 shtator. /Demokracia.com
LISTA E PLOTË: