Sport
Klubi i Serie A e vë Mustafin në listën e dëshirave
Demokracia
13:39 | 24 Gusht 2021

Share:

Shkodran Mustafi mund të rikthehet në futbollin italian për ta vazhduar karrierën.

Për mbrojtësin shqiptar në garë ka hyrë së fundmi edhe skuadra e Serisë A, Torino, shkruan Demokracia.com.

Kjo sipas gazetarit të njohur italian, Gianluca Di Marzio i cili raporton se 29-vjeçari mund të kalojë te Torino.

Mustafi është lojtar i lirë pas largimit nga Schalke me të cilën ranë nga Bundesliga edicionin e fundit.

Në rast se kompletohet ky transferim, Mustafi te Torino do të gjejë mbrojtësin tjetër të Kosovës, Mërgim Vojvodën. /Demokracia.com

Të ngjashme