Sport
Medaljet olimpike të “Tokio 2020” janë bërë nga reciklimi i laptopëve dhe telefonave të vjetër
Demokracia
13:25 | 24 Gusht 2021

Share:

Është hera e parë në histori që Medaljet Olimpike dhe Paraolimpike janë bërë nga reciklimi i metaleve e çmuara si ari dhe argjendi, të cilat përdoren në pajisjet ekeltronike dhe të cilat asgjësohen çdo vit në nivel global.

Projekti filloi dy vite më herët dhe përfshiu 90 përqind të qyteteve dhe fshatrave japoneze të cilët krijuan vende për marrjen e donacioneve apo pajisjeve të vjetra elektronike, njofton KOK-u, përcjell Demokracia.com.

Për njerëzit e Japonisë, projekti ofroi një mundësi unike për të qenë pjesë e Lojërave duke mbledhur materiale me të cilat u prodhuan rreth 5000 medalje bronzi, argjendi dhe ari.

Fushata e reciklimit prodhoi 32 kg ar, 3493 kg agjend dhe 2200 kg bronz, të gjitha këto nga 80 tonë pajisje. /Demokracia.com

Të ngjashme