Sport
Bernardo Silva pajtohet me kushtet personale me klubin e madh evropian
Demokracia
12:56 | 24 Gusht 2021

Share:

Bernardo Silva ka rënë darkord me kushtet personale me gjigantit italian, AC Milan, sipas gazetarit Ekrem Konur.

Silva pritet të largohet nga Manchester City pas një aventure katër vjeçare kur u transferuar nga Benfica, shkruan Demokracia.com.

Sipas gazetarit Konur, City dhe Milani ende nuk kanë arritur marrëveshje për transferimin e lojtarit, por thuhet se Silva tashmë ka zgjedhur Milanin.

Përveç Milanit, e interesuar për shërbimet e 27-vjeçarit portugez ka qenë edhe Barcelona.

Silva është ndër lojtarët më të rëndësishëm të “Qytetarëve” vitet e fundit. /Demokracia.com

Të ngjashme