Sport
Zyrtare: Leotrim Krasniqi rikthehet te Prishtina, emërohet trajner i grupmoshave U19
Demokracia
12:30 | 24 Gusht 2021

Share:

Trajneri kosovar, Leotrim Krasniqi është rikthyer te skuadra e FC Prishtinës.

Krasniqi është emëruar trajner i grupmoshave U17 të FC Prishtinës, shkruan Demokracia.com.

I njëjti ka drejtuar Besën e Pejës edicionin e kaluar, derisa tani është angazhuar te klubi më i trofeshëm kosovar.

Këtë e ka komunikuar edhe vetë skuadra kryeqytetase, teksa ka theksuar se pas arriti të shkaktoj një senzacion në futbollin tonë, është rikthyer sërish te Prishtina.

Njoftimi i plotë i Prishtinës:

Rikthehet tek Prishtina pas përvojës të jashtëzakonshme tek klubi i futbollit Besa Pejë, i cili me një grup të futbollistëve tejet të rinjë në moshë arriti të shkaktoj senzacion në futbollin tonë, me rezultatet dhe lojën e bukur të shfaqur përgjatë tërë kampionatit.

Trajneri karizmatik Krasniqi njihet për karakterin e tij të fortë, lojë të bukur për sy dhe për disiplinë të jashtëzakonshme të grupit.

Krasniqi përveç që udhëhoqi FC Besa Pejë (Seniorët dhe Juniorët në 2020/2021), më heret ishte trajner në Shkollën tonë të futbollit F.C Prishtina si dhe tek SHF Shqiponjat.

Shkolla e futbollit FC Prishtina sigurisht se ditëve në vijim do të vie me inovacione dhe koncept të ri të funksionimit tek të gjitha kategoritë. /Demokracia.com

Të ngjashme