Sport
Merret vendimi, këtë datë fillon edicioni i ri i garave në hendbollin kosovar
Demokracia
17:49 | 23 Gusht 2021

Share:

Bordi i Federatës së Hendbollit të Kosovës, nën drejtimin e presidentit Eugen Saraçini, ka mbajtur sot mbledhjen e radhës. Janë marrë vendime të rëndësishme sa i takon hendbollit kosovar.

Bordi ka vendosur që edicioni i ri i garave të fillojë më 11 shtator. Janë ndeshjet e xhiros së parë të Superligës së hendbollistëve që do të zhvillohen më 11e 12 shtator, përcjell Demokracia.com.

Një javë më vonë garat fillojnë edhe në Superligën e hendbollisteve. Është vendosur nga Bordi që Superliga e hendbollisteve nga edicioni 2022/23 t’i ketë dhjetë skuadra.

Sa i takon Ligës së Parë, garat fillojnë më 25 shtator.

Shorti për edicionin e ardhshëm tërhiqet më 24 gusht nga ora 12:00.

Është vendosur nga Bordi i FHK-së që të mbulohen shpenzimet e personave zyrtarë edhe për edicionin e ardhshëm garues.

FHK-ja liron skuadrat nga kotizimi me kushte që në raste se sigurohet sponsori i ligës kotizimi në mënyrë automatike do të rimbusohet nga këto mjete. /Demokracia.com

Të ngjashme