Lifestyle
Disa nga ‘truket’ që gratë përdorin kur ndihen në rrezik nga një i huaj
Demokracia
16:55 | 23 Gusht 2021

Share:

Një përdorues i Reddit u kërkoi vajzave të ndajnë këshilla për të shkuar vetëm në bare apo për të tjera raste kur ato e gjejnë veten vetëm ose në rrezik, zakonisht natën. Është e trishtë që ky është realiteti i grave edhe në ditët e sotme, por këshillat e tyre mbeten të dobishme. Ja çfarë thanë disa nga vajzat:

#1 – Kur dal vetëm, i them gjithmonë të paktën një personi se ku ndodhem.

#2 – Nëse mendoj se dikush do të më lëndojë ose është i dyshimtë, i them: “Dukesh i njohur, a jemi takuar? Nuk mund t’i harroj kurrë ata sy. Duhet të jemi takuar më parë” – Ka më pak të ngjarë të më lëndojnë në çfarëdo mënyre nëse mendojnë se unë i njoh apo mund t’i detektoj lehtësisht.

#3 – E ndaj gjithnjë vendndodhjen time me familjen dhe them dhe emrin e personit me të cilin do takohem, nëse do takoj dikë.

#4 – Përveç pijes, mos e lini as çantën, çelësat dhe telefonin pa mbikëqyrje.

#5 – Mos pranoni pije nga askush nëse nuk jua jep vetë baristi/kamarieri.

#6 – Unë kam një rregull banakieri kur dal natën vonë: E shoh teksa përgatit pijet e mia.

#7 – Nëse mendoni se jeni duke u ndjekur ose nëse dëgjoni dikë pas jush, mos ngurroni të ktheheni dhe t’i shikoni drejt në sy, sepse kjo tregon se nuk keni frikë dhe jeni të vetëdijshëm për çfarë po ndodh.

#8 – Zgjidhni një bar me një atmosferë më të qetë, një vend ku shërbehet dhe ushqim është zakonisht një ide e mirë.

#9 – Unë mbaj spray djegës, çelësa, çfarë mënyre vetëmbrojtjeje të mundshme. Kur dilni vetëm, mos jini në stres. Argëtohuni, kënaquni dhe mundohuni të flisni me vajza të tjera.

#10 – Mos i ekspozoni shumë paratë nëpër duar.

#11 – Përdorni dritaret si pasqyra për të kontrolluar pas jush. Në çdo dritare që kaloni, duhet të hidhni një vështrim të shpejtë për të ditur se çfarë po ndodh pas jush.

#12 – Gjithmonë nxirrni çelësat tuaj para se të dilni nga një ndërtesë për të shkuar në makinën tuaj dhe mbajini në dorë kur të dilni para se të hyni në shtëpi. Jo vetëm që janë një “armë” e shkëlqyer, nëse do të jetë e nevojshme, por edhe nuk hutoheni duke i kërkuar.

#13 – Përpiquni të shkoni në një bar pranë shtëpisë. Kështu që nëse dyshoni për diçka, mund të ktheheni shpejt. Për më tepër, ka gjasa që stafi dhe njerëzit t’ju njohin, sepse jeni të lagjes.

#14 – Nëse ju ndodh të sulmoheni nga dikush, shkoni Live në Instagram ose Facebook. Ecni në biznesin më të afërt të hapur ose merrni një taksi për t’ju çuar në shtëpi apo te një mik/familjar.

Të ngjashme