Sport
James i shmanget lëndimit: U sulmua me shishe nga tifozët e Arsenalit pas golit në Emirates
Demokracia
13:29 | 23 Gusht 2021

Share:

Reece James ishte protagonist në fitoren e Chelseas në derbin londinez kundër Arsenalit të dielën pasdite.

“Blutë” e Londrës shënuan fitore të pastër 0-2 përballë Arsenalit në stadiumin “Emirates”, shkruan Demokracia.com.

Një nga autorët e golave ishte edhe Reece James i cili në minutën e 30-të “nokautoi” të besuarit e Artetës me golin e dytë dhe të fitores.

James vrapoi drejt flamurit të kornerit për të festuar golin e tij, ndërsa tifozët e Arsenalit ndodheshin afër.

Një nga ta e hodhi një shishe në drejtim të James i cili fatmirësisht iu shmang ndonjë lëndimi, ngase shishja po shkonte në drejtim të tij. /Demokracia.com

 

Të ngjashme