Sport
Ramadani: Nuk e merituam pikën e fituar kundër Malishevës
Demokracia
19:26 | 22 Gusht 2021

Share:

Kampionia e Kosovës, Prishtina ka barazuar ndaj Malishevës me rezultatin 1:1 në ndeshjen e xhiros së parë të Superligës së Kosovës.

Malisheva kaloi në epërsi pas 13 minutave lojë me golin e Hasan Hysenit, kurse Prishtina gjeti golin e barazimit në sekondat e fundit të ndeshjes me Leotrim Bekteshi, shkruan Demokracia.com.

Pas ndeshjes, trajneri i Prishtinës, Zekrija Ramadani tha se skuadra e tij nuk e meritoi këtë pikë.

“I uroj Malishevës për këtë pikë, ndoshta ne e fituam këtë pikë, nuk e fitoi Malisheva, sepse Malisheva ishte deri në fund në avantazh, kurse tek ne nuk kishim shpejtësi në mesfushë, pastaj edhe ai gabimi që ndodhë në futboll dhe i ndihmuam ekipit kundërshtar të jetë në avantazh, pastaj gjithçka vështirësohet -sepse fillon nervozizmi, humb durimi, kur e humb durimin nuk shkon asgjë. Morëm më tepër se që merituam, jam i bindur që nuk e merituam. Kishim një iniciativë, por ishte pa asjnë pikë rrezikshmërie”, tha Zekrija Ramadani për Art Sport. /Demokracia.com.

Të ngjashme