Karateistja kosovare, Diellza Sejdiaj, fitoi medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian U-21, që u mbajt në Tampere të Finlandës.
Sejdijaj shënoi katër fitore, në kategorinë +68 kg, ndërsa në luftën për të bronztën përmes repesazhit, mundi zviceranen Shomshabok Benz, njofton KOK-u, përcjell Demokracia.com.
Është kjo medalja e dytë e ekipit kosovar të karatesë në Evropian, pas të bronztës së fituar dje për juniore nga Behije Mustafa (-59 kg). /Demokracia.com