Sport
Kane rikthehet te Tottenham, por pritet me vërshëllima nga tifozët
Demokracia
14:35 | 22 Gusht 2021

Share:

Sulmuesi anglez, Harry Kane është ftuar nga trajneri i Tottenham Hotspur, Nuno Espirito Santo për ndeshjen ndaj Ëolverhampton.

Por me të mbërritur në Mollineaux, Kane nuk u prit mirë nga tifozët, shkruan Demokracia.com.

Derisa po hynte në stadium, Kane është fishkëllyer nga përkrahësit e klubit.

E ardhmja e sulmuesit anglez te Tottenhami është ende në ajër.

Kane edicionin e fundit u përshëndet me tifozët në stadiumin e Tottenham dhe la të kuptohet se ai dëshiron largimin nga klubi.

Megjithatë, duket se Harry Kane do të vazhdojë të mbetet pjesë e “Spurs”.

Manchester City është skuadra që kërkon shërbimet e tij dhe raportohet se janë të gatshëm të paguajnë deri në 100 milionë euro. /Demokracia.com

Të ngjashme