Sport
Kuota interesante në takimin Ballkani – Dukagjini, favorizohet kjo skuadër
Demokracia
13:41 | 22 Gusht 2021

Share:

Java e parë në edicionin e ri në Superligën e Kosovës në futboll mbyllet ditën e sotme.

Sot, elita e futbollit vendor vazhdon edhe me dy ndeshje të tjera mjaftë interesante, shkruan Demokracia.com.

Ballkani dhe Dukagjini është ndër duelet më të nxehta të xhiros së parë e cila luhet sot.

“Portokallezinjtë” janë favorit për ta fituar përballjen, sipas kompanive të mëdha të basteve sportive.

Për fitoren e Ballkanit kompanitë e basteve kanë llogaritur kuotën 1.28, barazimin 5.35, ndërkaq për triumfin e Dukagjinit kuota është 8.8.

Ballafaqimi në fjalë fillon nga ora 17:00.

Me të njëjtin orar fillon edhe ndeshja tjetër e ditës në mes Malishevës dhe Prishtinës. /Demokracia.com

 

Të ngjashme