Sport
Malisheva – Prishtina: Vendasit pa gjasa ndaj kampionëve, sipas kuotave të kompanisë së basteve
Demokracia
13:19 | 22 Gusht 2021

Share:

Java e parë në edicionin e ri në Superligën e Kosovës në futboll mbyllet ditën e sotme.

Sot, elita e futbollit vendor vazhdon edhe me dy ndeshje të tjera mjaftë interesante, shkruan Demokracia.com.

Prishtina e nis rrugetimin e saj për mbrojtjen e titullit ndaj skuadrës së promovuar për herë të parë në elitë, Malishevës.

Kryeqytetasit janë favorit të padiskutueshëm në këtë përballje, sipas kompanisë së madhe të basteve “1XBET”.

Kjo kompani ka publikuar kuotat për ndeshjen e sotme që zhvillohet në Malishevë.

Për fitoren e nikoqirëve kuota shtë 11.50, barazimi 5.75, ndërkohë për triumfin e Prishtinës kuota është 1.22.

Ballafaqimi në fjalë fillon nga ora 17:00. /Demokracia.com

Të ngjashme