Gjilani nuk arriti më shumë se një barazim në takimin e javës së parë kundër Drenicës në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj.
“Kuqebardhët” madje barazimin e siguruan tek në “frymën e fundit” të përballjes me Dubovën që shënoi për 1-1 në minutën e 93-të, shkruan Demokracia.com.
Trajneri i Gjilanit, Ismet Munishi nuk u prononcua për media pas ndeshjes, teksa u raportua se ai nuk e deshi një gjë të tillë.
Këto fjalë, Munishi i hodhi poshtë tek pas disa orësh kur ndeshja përfundoi.
Munishi nëpërmjet llogarisë së tij në Facebook tha se nuk ishte e vërtet se nuk donte të prononcohej për media, derisa pati kritika për këta të fundit.
Ai gjithashtu e ka uruar skuadrën kundërshtare për pikën e fituar.
“Nuk është e vërtetë që nuk kam dashur të prononcohem per media. Unë shkova atje prita por ata nuk ishin gati dhe gjithmonë kanë probleme. Ngritne profesionalizmin kryne punën si duhet sepse kurrë nuk do të ju pres as një sekond. Drenicës urime pikën. Lojtarët e mi i përgëzoj për angazhimin dhe luftën. Forca Sc Gjilani”, shkroi Munishi në Facebook. /Demokracia.com