Java e dytë në elitën e futbollit anglez vazhdon sot edhe me tri ndeshjet e fundit.
Padyshim derbi i javës së dytë në Premierligë luhet në “Emirates Stadium” ku përballen dy rivalët e përbetuar londinez, Arsenali dhe Chelsea, shkruan Demokracia.com.
“Topçinjtë” kërkojnë pikët e para në edicionin e ri pasi vijnë nga humbja me Brentfordin javën e kaluar.
Ndërkaq, “Blutë” synojnë trepikëshin e radhës kundër Gunners në ditën e sotme.
Kjo përballje fillon nga ora 17:30. /Demokracia.com