Kanë përfunduar tri ndeshjet e javës së parë në Superligën e Kosovës në futboll.
Drita ka shënuar fitore 2-1 me përmbysje të rezultatit në Gjilan përball Feronikelit, raporton Demokracia.com.
Gjilani në anën tjetër ka ndarë pikët me Drenicën në Skenderaj pasi luajtën 1-1.
Me barazim 1-1 ka përfunduar edhe sfida tjetër në Merdar me Llapin nikoqir të Ulpianës. /Demokracia.com