ShowBiz
Edi Furra befason me ndryshimin drastik, thuhet se ka humbur 40 kilogramë
Demokracia
14:56 | 21 Gusht 2021

Share:

Këngëtari i njohur nga Gjakova, Edi Furra, është duke u komentuar shumë për pamjen e tij kohët e fundit.

Në disa fotografi të publikuara së fundmi në rrjetet sociale, mund të vërehet qartë se këngëtari i njohur gjakovar është dobësuar në mënyrë drastike.

Ndjekësit e tij kanë komentuar këtë ndryshim drastik, teksa thuhet se në tërësi, Edi ka arritur të largojë plot 40 kilogramë nga trupi.

Edi Furra njihet si një prej interpretuesve më të mirë të muzikës popullore dhe asaj të vjetër qytetare.

Të ngjashme