FC Prishtina ka “bombarduar” sërish në afatin kalimtar të transferimeve.
Kampionët në fuqi të Kosovës kanë kompletuar transferimin e mbrojtësit nigerian, Sodiq Atandës, shkruan Demokracia.com.
“Qendërmbrojtësi korpulent Sodiq Ololade Atanta i lindur në Nigeri dhe me pasaportë Shqiptare, nënshkruan me Kampionin aktual të Kosovës, Prishtina”, thuhet në raportin zyrtar të FC Prishtinës.
Prishtina për Atandën është klubi i pestë në karrierën e tij, ndërsa kishte luajtur edhe për Partizanin e Tiranës.
Atanda vjen nga skuadra izraelite, Hapoel Kfar Saba.
27-vjeçari ishte edhe pjesë e Kombëtares U23 të Nigerisë. /Demokracia.com