Dinamo Zagrebi ka pësuar humbje bindëse dhe të papritur në udhëtim nga Sheriff Tirapsol.
Ndeshja e parë në Moldavi u mbyll 3-0, andaj kroatët i pret një takim i vështirë në Zagreb në kuadër të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve, përcjell Demokracia.com.
Mediat në Kroaci kanë qenë shumë kritike për Dinamon e Zagrebit që nuk i përmbushi pritshmëritë ndaj skuadrës moldave.
Mediumi kroat “Germanijak.hr” ka krahasuar skuadrën kampione të Kroacisë me ushtrinë afgane.
“Ishte shuplakë klasike. Dinamo po vepron tani si një ushtri e shkatërruar, e ngjashme me atë që u largua nga Kabuli këto ditë pa gjuajtur një plumb të vetëm, duke i lënë djemtë të veshur me fustane dhe duke i lënë kallashnikovët në qytet”, shkruhet në një artikull të publikuar nga ky medium.
Kujtojmë se pjesë e Dinamo Zagrebit është edhe talenti i Kombëtares së Kosovës, Lirim Kastrati. /Demokracia.com