Auto&Tech
Në rrjetin social “Twitter” krijohet opsioni për të raportuar postimet mashtruese
Demokracia
11:05 | 19 Gusht 2021

Share:

Twitter po prezanton një mënyrë për të raportuar postimet “mashtruese” për herë të parë.

Shumë nga rrjetet e mëdha të mediave sociale janë akuzuar se nuk kanë bërë sa duhet për të luftuar përhapjen e dezinformatave gjatë pandemisë Covid dhe fushatave elektorale në SHBA.

Funksioni i raportimit të Twitter nuk ka ofruar kurrë një opsion të qartë për postime të tilla.

U tha se tipari i ri ishte vetëm një provë dhe do të jetë i disponueshëm vetëm në disa vende për të filluar.

Opsioni “Është mashtruese” do të shfaqet tek disa persona në Australi, Korenë e Jugut dhe në SHBA, në mënyrë që të raportohen “tweets” keqinformuese. /Demokracia.com/

Të ngjashme