Sport
Zyrtare: Drenica përforcohet sërish, transferon ish-dyshen e Arbërisë
Demokracia
10:46 | 19 Gusht 2021

Share:

Drenica ka zyrtarizuar dy futbollistët e fundit në afatin kalimtar të verës.

“Kuqezinjtë” nga “Bajram Aliu” kanë njoftuar se kanë nënshkruar me ish-futbollistët e Arbërisë, shkruan Demokracia.com.

Fjala është për Qlirim Avdullin dhe Bruno Arrabal Passamanin të cilët kanë veshur fanellën e Drenicës.

Me dy lojtarët në fjalë Drenica ka arritur marrëveshje njëvjeçare.

Mesfushori Brazilian, Arrabal ndodhet në Brazil duke kompletuar dokumentacionin dhe në momentin që arrin në Kosovë do të prezantohet.

Drenica gjithashtu ka njoftuar se këta dy lojtarë janë të fundit që vijnë në klub në merkaton e verës.

Drenica këtë fundjavë e nis edicionin 2021/2022 në shtëpi ku e pret skuadrën e Gjilanit. /Demokracia.com

Të ngjashme