Trajneri kosovar i xhudos, Driton Kuka shpreson që ky sport të futet edhe në sistemin edukativo-shkollor.
Kërkesa e tij është që fillimisht kjo të bëhet në disa komuna të Kosovës, e pastaj të shtrihet në mbarë vendin, shkruan Demokracia.com.
Kuka është trajneri më i suksesshëm kosovar në sportin e xhudos, ngase falë punës së tij dhe xhudisteve kosovar, Kosova ka tri medalje të arta olimpike.
Kujtojmë se Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova fituan medaljet e arta në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”.
Postimi i plotë i tij:
“Qendra nacionale e xhudos po lëshon shtat dita ditës
Personalisht dua që unë me ndihmën e Majlindes e Tosit por edhe të tjerëve të vazhdojmë punën drejt medaljeve e sukseseve të reja!
Sporti me tri të Arta Olimpike duhet ecur përpara,jemi duke ndërtuar strategji për shtrirje ma serioze horizontalisht në mbarë vendin!
Modalitetet po i diskutojmë,po pres që xhudo të futet në sistemin edukativo – shkollor!
Fillimisht me disa Komuna e mandej të shtrihet në mbarë vendin!
Kjo do forconte klubet dhe federatën dhe talentët do i grumbullojmë në Qendrën Nacionale për të ndjekur ëndrrat e xhudistëve të rinj”. /Demokracia.com