Sport
Plisat reagojnë ashpër kundër kandidatëve për kryetar të Prishtinës: Mos bëni fushatë në emër të Plisave
Demokracia
15:17 | 18 Gusht 2021

Share:

Tifogrupi prishtinas “Plisat” kanë reaguar ashpër kundër kandidatëve për kryetar të Komunës së Prishtinës.

“Bardhekaltrit” përmes faqes zyrtare në Facebook kanë reaguar duke u kërkuar politikanëve që ia kanë mësyer garës për të parin e kryeqytetit, shkruan Demokracia.com.

Ata kanë kërkuar që emri i tyre të mos përzihet në fushatën e tyre para zgjedhjeve lokale.

LEXO EDHE: Kandidati për kryetar të Prishtinës po e përcjell nga stadiumi finalen e Superkupës, Prishtina – Llapi

Demokracia.com raportoi mbrëmë se kandidati nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Përparim Rama ishte prezent në stadium me fanellë të klubit kryeqytetas.

Me gjasë kjo ka qenë arsyeja e reagimit të tifogrupit të Prishtinës. /Demokracia.com

Të ngjashme