Qeveria e Japonisë ka vendosur që të mos zhvilloeht gara e Grant PRIX për shkak të pandemisë COVID-19.
Çmimi i madh i këtij viti u anulua pas diskutimeve midis qeverisë dhe organizatorëve të garës, u njoftua të mërkurën nga drejtuesit e Formula 1, njofton KP, përcjell Demokracia.com.
Gara në Suzuki ishte caktuar për datën 10 tetor, midis ngjarjeve në Turqi dhe Shteteve të Bashkuara.
“Vendimi është marrë nga qeveria japoneze për të anuluar garën këtë sezon për shkak të kompleksitetit të vazhdueshëm të pandemisë në vend”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga F1. /Demokracia.com