Portieri i Kombëtares së Kosovës, Arijanet Muric ka debutuar në elitën e futbollit turk.
Murici pësoi në ndeshjen debutuese nga Fenerbahce me shifrat 0-1, shkruan Demokracia.com.
Reprezentuesi kosovar në një intervistë për mediat turke foli rreth kësaj ndeshje, teksa u shpreh optimist.
“Kam shumë vetëbesim. Jemi përshtatur shpejt me njëri tjetrin. Ambienti është shumë i mirë. Jam duke stërvitur që dy javë dhe po jap më të mirën nga vetja. Do të përmirësohemi me kalimin e kohës”, tha Muric.
Kayserispor do të jetë kundërshtari i radhës për Adana Demirsport, takim i cili zhvillohet diten e premte. /Demokracia.com