Sport
Locatelli kryen testet mjekësore te Juventusi, së shpejti zyrtarizimi
Demokracia
13:16 | 18 Gusht 2021

Share:

Mesfushori italian, Manuel Locatelli ka kryer testet mjekësore te Juventusi.

Locatelli i është bashkuar “Zonjës së Vjetër” këtë afat kalimtar nga skuadra e Sassuolos, shkruan Demokracia.com.

Reprezentuesi italian ra  në sytë e drejtuesve “Bianconer” falë paraqitjeve mbresëlënëse në Kampionatin Evropian me Italinë.

Zyrtarizimi i 23-vjeçarit pritet të bëhet së shpejti, ndërkaq ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare me kampionët e shumëfishtë italian.

Locatelli ka zbarkuar mëngjesin e sotëm në Torino, derisa menjëherë i është drejtuar qendrës mjekësore te klubit. /Demokracia.com

Të ngjashme