Sport
E grushtoi bashkëlojtarin e tij, Galatasaray e përjashton mbrojtësin brazilian
Demokracia
12:50 | 18 Gusht 2021

Share:

Galatasaray ka marrë vendim të prerë në lidhje me incidentin në javën e parë të elitës së futbollit turk.

Dy lojtarët e gjigantit turk, Marcao dhe Akturkoglu u përleshen mesvete, ku nuk munguan as grushtet, shkruan Demokracia.com.

Sipas raportimeve të mediumit turk “Haberturk Spor” thuhet se klubi nga Stambolli ka marrë vendim ta përjashtojë Marcaon.

Gjithnjë sipas mediumit turk, Galatasaray do ta gjobisë prej 120 mijë eurosh mbrojtësin brazilian.

Poashtu raportohet se një klub nga Italia i bëri një ofertë prej 12 milionë eurosh Marcaos.

Ndërsa drejtuesit e Galatasaray po vlerësojnë ofertën, trajneri Fatih Terim është i pavendosur.

Terim, i zemëruar me Marcao, vendosi të presë për një kohë. Sidoqoftë, mundësia që Marcao të shitet është mjaft e lartë. /Demokracia.com

Të ngjashme