Kampionia e Kosovës në futboll, Prishtina ka dështuar të fitojë trofeun e Superkupës këtë edicion.
Të besuarit e trajnerit, Zekirija Ramadanit pësuan 1-3 nga Llapi, pas vazhdimeve dy herë nga 15 minuta, shkruan Demokracia.com.
Prishtina për gjatë gjithë ndeshjes kishte përkrahjen e tifozëve të saj “Plisave”.
Këta të fundit përkundër humbjes, i dolën në krah ekipit të tyre të zemrës pas ndeshjes.
“Nga paraqitja e sotme në Superkupë. Si në humbje, ashtu edhe në fitore”, kanë shkruar Plisat në faqen e tyre zyrtare.
Golin e vetëm për Prishtinën në këtë ndeshje e realizoi sulmuesi nigerian, Oto John. /Demokracia.com