Zurab Zviadauri, ish-kampioni olimpik në xhudo akuzohet se ka marrë pjesë në vrasjen e tre personave.
Ministria e Punëve të Brendshme të Gjeorgjisë ka njoftuar të martën se një prej sportistëve më të mëdhenj të vendit është arrestuar, përcjell Demokracia.com.
Ai akuzohet për vrasjen e tre personave së bashku me një person të panjohur në Cinandali, rreth 95 kilometra në lindje të kryeqytetit, Tbilisi.
Njeriu që i solli Gjeorgjisë medaljen e parë olimpike mund t’i kalojë 15 vite në burg.
Zurab u bë kampion olimpik në Athinë në vitin 2004.
Ai ishte kampion bote edhe në dy raste – në vitet 2001 dhe 2003. /Demokracia.com